Nicene Creed in Albanian | Besimi Nicean – Shqip

Informacion
Besojma e Nikeas, e formuluar në Koncilin e Parë të Nikeas në vitin 325 pas Krishtit dhe e zgjeruar më vonë në Koncilin e Kostandinopojës në vitin 381 pas Krishtit, është një deklaratë themelore e besimit të krishterë. Ajo u krijua për të adresuar mosmarrëveshjet teologjike, veçanërisht Arianizmin, që vinte në dyshim hyjninë e Krishtit. Besojma pohon Trininë—Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë—si të barabartë dhe të përjetshëm, duke theksuar hyjninë dhe njerëzinë e plotë të Jezus Krishtit. Ajo mbetet një deklaratë qendrore në shumë denominacione të krishtera, megjithëse ekzistojnë dallime: Kishat Ortodokse Lindore dhe Katolike Romake përfshijnë frazën “buron prej Atit,” ndërsa versioni Katolik shton “dhe prej Birit” (Filioque), një ndryshim kyç teologjik nga Krishterimi Ortodoks. Kjo besojmë është e rëndësishme sepse bashkon shumicën e kishave të krishtera në besimet e tyre thelbësore dhe vendos kufij për doktrinën e krishterë ortodokse.
Besimi Nicean
Besonj në një Perëndi,
Atë të tërëpushtetshëm,
krijues të qiellit e të dheut e të gjithë të dukaravet e të padukuravet.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin,
Birin e Perëndisë, të vetemlindurin,
që leu prej Atit para gjithë jetëvet.
Dritë prej Dritje,
Perëndì të vertetë prej Perëndije të vërtetë,
të lerë, jo të bërë,
të njëqënëshëm me Atin,
me anën e të cilit u bënë të gjitha.
Që për ne njerëzit e për shpëtimin tonë zbriti prej qielvet
dhe mori kurm prej Shpiritit të Shejtë edhe Virgjërës Mari
e u bë njerì.
Dhe u kryqëzua për ne nën Ponc Pillatin
dhe pësoi dhe u varrëzua.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkronjavet.
Dhe u hyp në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
Dhe do të vinjë përsëri me lavdi të gjykonjë të gjallët e të vdekurit,
rregjëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shejtë,
Zot e jetëbërës,
që buron prej Atit,
që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin,
që foli me anën e Profitëvet.
Në një Kishë të shejtë, katholike dhe apostolike.
Rrëfenj një pagëzim për ndjesën e mëkatevet.
Pres ngjalljen e të vdekurvet.
Dhe gjellën e jetës s’ardhshme.
Amìn.
Learn with English
Besonj në një Perëndi,
I believe in one God,
Atë të tërëpushtetshëm,
the Father Almighty,
krijues të qiellit e të dheut e të gjithë të dukaravet e të padukuravet.
maker of heaven and earth, and of all things visible and invisible.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin,
And in one Lord, Jesus Christ,
Birin e Perëndisë, të vetemlindurin,
the only-begotten Son of God,
që leu prej Atit para gjithë jetëvet.
begotten of the Father before all worlds.
Dritë prej Dritje,
Light of Light,
Perëndì të vertetë prej Perëndije të vërtetë,
true God of true God,
të lerë, jo të bërë,
begotten, not made,
të njëqënëshëm me Atin,
consubstantial with the Father,
me anën e të cilit u bënë të gjitha.
by whom all things were made.
Që për ne njerëzit e për shpëtimin tonë zbriti prej qielvet
Who for us men and for our salvation came down from heaven
dhe mori kurm prej Shpiritit të Shejtë edhe Virgjërës Mari
and was incarnate by the Holy Spirit of the Virgin Mary
e u bë njerì.
and became man.
Dhe u kryqëzua për ne nën Ponc Pillatin
And was crucified also for us under Pontius Pilate,
dhe pësoi dhe u varrëzua.
he suffered and was buried.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkronjavet.
And the third day He rose again, according to the Scriptures.
Dhe u hyp në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
And ascended into heaven and sits at the right hand of the Father.
Dhe do të vinjë përsëri me lavdi të gjykonjë të gjallët e të vdekurit,
And He will come again with glory to judge the living and the dead,
rregjëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
whose kingdom shall have no end.
Dhe në Shpirtin e Shejtë,
And in the Holy Spirit,
Zot e jetëbërës,
the Lord, the giver of life,
që buron prej Atit,
who proceeds from the Father,
që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin,
who with the Father and the Son together is worshipped and glorified,
që foli me anën e Profitëvet.
who spoke by the prophets.
Në një Kishë të shejtë, katholike dhe apostolike.
In one holy, catholic, and apostolic Church.
Rrëfenj një pagëzim për ndjesën e mëkatevet.
I acknowledge one baptism for the remission of sins.
Pres ngjalljen e të vdekurvet.
I look for the resurrection of the dead.
Dhe gjellën e jetës s’ardhshme.
And the life of the age to come.
Amìn.
Amen.
We receive commissions for purchases made through links in this page.
